Rudiger drejt Realit, Tuchel humb mbrojtësin më të mirë

Rudiger drejt Realit, Tuchel humb mbrojtësin më të mirë

10:33, 08/12/2021

Mbrojtësi Antonio Rudiger është pranë kalimit te Real Madrid, me trajnerin e Chelseas, Thomas Tuchel që do humbas mbrojtësin më të mirë.

Gjermanit i skadon kontrata në verë dhe është i lirë që në janar të nënshkruajë parakontratë me çdo skuadër, përpos rivalëve të PremierLeague.

Sipas “Independent”, “Los Blancos” tashmë kanë arritur marrëveshje joformale me gjermanin.

Rudiger përfaqësohet nga vëllau, Sahr Senesie, që thuhet se është takuar me përfaqësuesit e Madridt muajin e kaluar, aty ku edhe është arritur marrëveshja.

Asgjë ende nuk është nënshkruar, me Chelsean që i ka bërë një ofertë për rinovim, mirëpo raportohet se është refuzuar.

E tëra është sepse oferta e bërë nga “Blutë” nuk ka qenë aq luksoze sa e Bayern Munichut, apo gjigantit madrilen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco