Suarez zbulon pse Messi nuk është në nivel të lartë te PSG: Nuk i pëlqen të luajë në të ftohtë dhe borë

Suarez zbulon pse Messi nuk është në nivel të lartë te PSG: Nuk i pëlqen të luajë në të ftohtë dhe borë

10:03, 08/12/2021

Futbollisti i Atletico Madrid, Luis Suarez, një nga miqtë më të mirë të Lionel Messit, ka zbuluar pse argjentinasi nuk është në nivelet e PSG-së.

Messi u transferua në Parkun e Princave nga Barcelona këtë sezon dhe bëri 14 ndeshje në të gjitha garat për PSG, ka shënuar pesë gola në Champions League dhe vetëm një në Ligue 1.

Interesant është fakti se ishte Suarez ai që pati nderin t'ia dhuronte Topin e Artë të këtij viti Messit në Paris dhe pak ditë më vonë ai zbuloi për shtypin se çfarë i dha Messi si arsyen pse ai ka shënuar vetëm gjashtë gola për PSG që nga fillimi i sezonit.

“Ne flasim çdo ditë, flasim për gjithçka, për jetën, futbollin... Messi nuk i pëlqen të luajë në të ftohtë dhe borë, dhe kjo është rutina e tij e përditshme në Francë. Por ai do të duhet të mësohet me ato kushte ”, tha Suarez për TNT Sports .

Suarez dhe Messi luajtën së bashku në Barcelonë nga viti 2014 deri në vitin 2020 dhe fituan 13 trofe, duke përfshirë katër La Liga dhe një Ligë të Kampionëve.

Kujtojmë që të njëjtin problem e pati edhe ish-futbollisti brazilian, Ronaldinho, i cili nuk arriti të përshtatej në fillim tek PSG për shkak të të ftohtit. Një fakt interesant është se Dinho pa për herë të parë borë në PARIS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco