Përballjet 'finale' në Champions: Barcelona kërkon 'mrekullinë', Atalanta dhe Villareal në 'luftë' për një biletë

Përballjet 'finale' në Champions: Barcelona kërkon 'mrekullinë', Atalanta dhe Villareal në 'luftë' për një biletë

09:14, 08/12/2021

Ndeshjet e raundit të 6-të në grupet E, F, G dhe H do të mbyllin fazën e grupeve të kompeticionit më elitar të futbollit në Evropë - Champions League dhe sigurisht sfida më interesante do të luhet në Mynih ku Barcelona do të kërkojë "mrekullinë”kundër Bajernit të motivuar për ta mbyllur me pikë të plota këtë fazë.

Të parët që do të zbresin në fushë janë lojtarët e Grupit H, ndërsa ndeshjet do të luhen në Torino dhe Shën Petersburg. Juventusi pret Malmon në “Allianz Stadium”, ndërsa Zenit luan kundër Chelseat. Në këtë grup  dihet gjithçka dhe dihet se në fazën tjetër do të luajnë Zonja e Vjetër dhe Blutë e Londrës.

Ndeshje e rëndësishme do të zhvillohet në grupi F, ku për vendin e dytë luftojnë Villarreali dhe Atalanta, teksa nga ky grup dihet se Manchester United do të luaj në fazën tjetër.

Djajtë e Kuq janë të parët në grup me 10 pikë, tre më shumë se Villarreali dhe katër më shumë se Atalanta dhe skuadra nga Bergamo nëse dëshiron të kalojë në mesin e 16 skuadrave më të mira atëherë duhet të fitojë tre pikë sonte. Young Boys kanë katër pikë dhe ndeshja e tyre sonte kundër Manchester United në Old Trafford nuk ka asnjë rëndësi përsa i përket rezultatit.

Sigurisht që ndeshjet më interesante zhvillohen në grupin E ku luajnë Bayern, Barcelona, ​​Benfica dhe Dynamo Kiev, teksa skuadra katalanase mund t'i thotë lamtumirë sonte këtij kompeticioni nëse humbet ndaj kampionëve të Gjermanisë dhe Benfica triumfon kundër Dinamos.

Bayerni është i pari në këtë grup me 15 pikë të plota, ndërsa Barcelona është në vendin e dytë me shtatë pikë, dy më shumë se Benfica. Katalanasit e humbën shansin për t’u kualifikuar direkte, pasi nuk arritën të fitonin ndaj Benfikës në shtëpi.

Skuadra për në fazën tjetër të këtij kompeticioni kërkohen edhe në Grupin G, ku luajnë Lille, Salzburg, Sevilla dhe wolfsburg. Diferenca mes vendit të parë dhe të fundit në këtë grup është vetëm tre pikë dhe parashikohet që mbrëmjen e sotme të ketë një luftë të vërtetë mes këtyre ekipeve. Në vendin e parë është Lille me tetë pikë, në të dytin është Salzburgu me shtatë, ndërsa Sevilla është në vendin e tretë me gjashtë pikë dhe wolfsburg është i fundit me pesë pikë.

Salzburgu luan kundër Seviljes në stadiumin e tyre, ndërsa wolfsburgu kundër Lille.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco