VIDEO/ Shtatë minutat kaotike të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, arbitri nxorri tre herë kartonin e kuq

VIDEO/ Shtatë minutat kaotike të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, arbitri nxorri tre herë kartonin e kuq

08:53, 08/12/2021

Futbollistët e Atletico-s kaluan në fazën e 1/16-tave të Ligës së Kampionëve pas fitores së mbrëmshme ndaj Portos, teksa gjithçka u parapri nga një kaos i vërtetë që shpërtheu në fushë.

Skuadra madrilene mposhti 3-1 Porton në një ndeshje të shënuar me ndërprerje dhe kartonë të kuq, të gjitha në vetëm shtatë minuta.

Kështu, në minutën e 67-të, kur rezultati ishte 1-0 për Atleticon, lojtari i miqve Yannick Ferreira Carrasco u ndëshkua me karton të kuq për shkak se goditi kundërshtarin.

 

 

Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë, Wendell mori karton të kuq në radhët e Portos, nga ku nisi një kaos i vërtetë në fushën e stadiumit Dragao.

Disa momente pasi kishte rinisur loja, Wendell donte ta mbante topin sa më gjatë në duar, ndaj reagoi me bërryl ndaj Matheus Cunha-s që po vinte për t’ia marrë sferën. Ky i fundit përdori menjëherë kontaktin për t'u hedhur në fushë.

Kaosi shpërtheu në fushë, ka pasur shumë shtytje dhe goditje, Ëendell mori karton të kuq, por edhe portieri rezervë i Portos.

Më pas situata u qetësua dhe në minutën e 90-të u shënuan tre gola. Fillimisht ishte, Correa dhe më pas De Paul zgjidhën çështjen e fituesit dhe Sergio Oliveira shënoi një gol nderi për Porton nga pika e bardhë.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco