Klopp flet pas ndeshjes me Milanin: Është skuadra më e mirë në Itali, më vjen pak turp nga vetja që...

Klopp flet pas ndeshjes me Milanin: Është skuadra më e mirë në Itali, më vjen pak turp nga vetja që...

08:37, 08/12/2021

I intervistuar nga mikrofonët e Sky Sport pas fitores ndaj Milanit, Jurgen Klopp ka shprehur ndjesitë e tij pas herës së parë në San Siro.

"Më vjen pak turp nga vetja që mbërrita në San Siro në këtë moshë! E kisha parë vetëm në televizor, por nuk e kisha idenë se ishte brenda tij. Terreni mund të ishte më e mirë, por atmosfera ishte e jashtëzakonshme. Dukej e pamundur që ne mund të fitonim gjashtë ndeshje në këtë grup, por në vend të kësaj ia dolëm.

Ndeshja e parë ishte shumë e vështirë, realisht, kurse sot ne ishim paradoksalisht më të pjekur, pavarësisht lojtarëve të shumtë të rinj në fushë.

Milani luajti futboll të mirë: për mua janë skuadra më e mirë në Itali, dolën nga kupat vetëm për shkak të cilësisë së lartë të kundërshtarëve te tyre."

Çfarë u tha me Ibrahimovic?
“E takova në tunel, shtrënguam duart dhe nuk thamë shumë: nuk mendoj se është një histori kaq e rëndësishme”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco