Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Analizë Superiore’/ Goditjet e pësuara, Skënderbeu më i ‘bombarduari’. Pak rrezik për Tiranën

‘Analizë Superiore’/ Goditjet e pësuara, Skënderbeu më i ‘bombarduari’. Pak rrezik për Tiranën

11:56, 25/11/2021

Faza e parë e Abissnet Superiores përfundoi të hënën. Tirana kryeson kampionatin, Kukësi është afruar me kreun pas suksesit në ndeshjen direkte, por për titullin kampion, trofe që e lakmojnë disa skuadra, është herët të flitet.

Në lojë janë edhe 27 ndeshje, ndryshe 81 pikë. Në emisionin “Analizë Superiore”,  janë sjell statistika dhe detaje rreth asaj që ndodh në futbollin shqiptar.

Më poshtë ju sjellim renditjen e dhjetë skuadrave të Superiores në lidhje me goditjet në portë të pësuara nga skuadrat kundërshtare. Ekipi më i “bombarduar” është Skënderbeu.

Korçarët kanë marrë 133 gjuajtje gjatë fazës së parë, me një mesatare prej 13.37 goditjesh për ndeshje për skuadrën e Memellit. Më pas vjen Dinamo me 122 goditje në portë të pësuara, teksa podi kompletohet nga Egnatia.

Tri skuadrat që janë rrezikuar më pak nga gjuajtjet e rivalëve janë Tirana me vetëm 54 gjuajtje të ardhura drejt kuadratit të Visar Bekajt. Pesë më shumë kanë shkuar në portën e Partizanit, teksa qëndron mirë edhe Laçi me vetëm 77  topa të përfunduar mes shtyllave të bardhezinjve. (Super Sport)

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco