Newcastle zyrtarizon trajnerin e ri

Newcastle zyrtarizon trajnerin e ri

17:07, 08/11/2021

Newcastle e ka zgjedhur më në fund trajnerin e ri dhe ai do të jetë 44-vjeçari Eddie Howe.

Prej ditësh flitej për një marrëveshje verbale mes palëve, por pasditen e sotme ka ardhur dhe njoftimi zyrtar nga ana e klubit, të cilët kanë menduar të zgjedhin teknikun anglez pas shumë refuzimeve nga emrat e njohur.

Eddie Howe është pa punë që prej vitit 2020 pasi drejtoi për 8-vite Bournemouth, duke i ngjitur dhe në Premier Ligë. Objektivi i parë i 44-vjeçarit do të jetë të shmangë rënien nga kategoria pasi Newcastle renditet në vendin e parafundit në kampionat momentalisht. Në janar pritet që Newcastle të bëjë disa përforcime me emër duke ia lehtësuar objektivat trajnerit 44-vjeçar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco