Lajmi i fundit

LIVE/ Tryeza e PL për sipërmarrjen, Meta mbërrin pas daljes nga SPAK

Klopp krenohet me ekipin: Liverpooli nuk fal, e merituam kualifikimin

Klopp krenohet me ekipin: Liverpooli nuk fal, e merituam kualifikimin

12:29, 04/11/2021

Liverpool nuk ka vendosur të falë asgjë pavarësisht se e ka prerë biletën e kualifikimit në 1/8-at e Champions-it si kokë grupi, pa qenë nevoja që të zbresë në fushë në dy takimet e mbetura.

Dhe Milani mund që qëndrojë i qetë, sepse edhe ato pak shpresa që ka për kualifikimin nuk do të jenë në rrezik nga motivimi i gjigantëve anglezë. Klop e ka premtuar diçka të tillë.

“Merr shumë para kur fiton ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Objektivi i parë ishte sigurisht që të kualifikoheshim nga grupi. Por ne e bëmë me dy ndeshje deri në fund.

Çfarë mund të bëjmë? Të shohim. Nuk e kam pritur në një grup të tillë që ta siguronim biletën kaq shpejt. Por djemtë na kualifikuan që pas katër javësh dhe është shumë e merituar”, deklaroi tekniku gjerman, i cili më pas komenton atë që skuadra e tij bëri në fushë dhe nuk e fsheh kënaqësinë: “Në pjesën e dytë është ajo që është. Ne humbëm një lojtar të dëmtuar, Firminon", tha Klopp.

"Njerëzve do t’u pëlqente që të shikonin më shumë gola, por ne krijuam më shumë raste. Mendoj se ishte një ndeshje gati në kufijtë e perfeksionit. Shënuam dy gola në momentet e duhura. Ata e nisën me këmbën në gaz në krahasim me ndeshjen në Madrid, por edhe ne startuam mirë.

Finalizimet ishin fantastike, veçanërisht ai goli i Sadio Manesë. Me kartonin e kuq, që sigurisht nuk është diçka e bukur, u bë më e lehtë. Ishte një mbrëmje e shkëlqyer.

Arbitri ishte në kontroll, por e urrej momentin kur mu desh të zëvendësoja Manenë shkaku i kartonit. Në çdo dyluftim në ajër nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Nuk më pëlqeu, por në fund duhet ta bëja”përfundoi trajneri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco