Nesta: Milani mund ta fitojë titullin në Serie A, nuk janë gati për Ligën e Kampionëve

Nesta: Milani mund ta fitojë titullin në Serie A, nuk janë gati për Ligën e Kampionëve

11:45, 29/10/2021

Ish-futbollisti i Milanit, Alessandro Nesta beson që Milani mund të fitojë ‘Scudetton’ këtë edicion.

Në një intervistë për ‘Gazetta dello Sport’, Nesta tha se “Rossonerët” mund të fitojnë Serie A, por nuk janë gati për Ligën e Kampionëve.

“Sigurisht që munden ta fitojnë titullin, ata kanë shansin e jetës së tyre. Milani di se si ta trajtojë presionin dhe kjo i bën ata të bëjnë zgjedhjet më të mira”.

“Ka shumë lojtarë të rinj, kështu që nuk shoh një ekip që është gati për Ligën e Kampionëve. Ata nuk janë gati. Ata duhet të marrin pjesë në të për një kohë të gjatë dhe të përshtaten, siç bënë në Serie A”.

“Për të fituar Ligën e Kampionëve, ju duhet të paguani 70 milionë euro për kampionët e mëdhenj, gjë që është diçka që klubet e Serisë A nuk mund ta përballojnë tani”, tha Nesta.

Milani momentalisht ndodhen në vendin e dytë në Serie A me 28 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Napoli në pozitën e parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco