U dënua në ndeshjen me Romën, reagon Spaleti

U dënua në ndeshjen me Romën, reagon Spaleti

17:11, 27/10/2021

Ndeshja midis Napolit dhe Romës prodhoi shumë emocion si brenda, por dhe jashtë fushe.

Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti, u dënua me karton të kuq për reagime të tepruara ndaj arbitrit kryesor.

Tekniku ka folur për këtë ngjarje në një konferencë për shtyp.

“Në fillim të sezonit kam thënë se të ankohesh është për të mbaruarit. Është e njëjta gjë dhe për vendimet e arbitrave, që mund të jenë kundër nesh. Unë u përpoqa që të shpjegoja vendimin e arbitrit, por ndoshta mënyra ime e të shprehurit nuk ishte e duhura. Kështu që unë duhet të jem më i kujdesshëm në mënyrën sesi shprehem”, tha tekniku i Napolit.

Spaleti u dënua me një gjobë 5 mijë euro dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco