Skandal me merkaton në Itali/ 62 raste të dyshimta, Juventus dhe Napoli nën akuzë

Skandal me merkaton në Itali/ 62 raste të dyshimta, Juventus dhe Napoli nën akuzë

16:41, 27/10/2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme. Në zyrat e Federatës Italiane të Futbollit ka mbërritur një dosje mbi një hetim të bërë mbi transferimet e lojtarëve gjatë dy viteve të fundit.

Prokurori  federal Xhusepe Çine ka hapur dosjen në të cilën janë investiguar 62 raste të dyshimta transferimesh në Seria A.

Në qendër të hetimit janë shkëmbimet e lojtarëve dhe të ardhurat kapitale si pasojë e një inflacioni të mundshëm.

Komisioni mbikëqyrës i Seria A, thotë se ka dërguar një raport të detajuar prokurorit dhe presidentit të federatës, Gabriele Gravina. Ata kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet.

Napoli për shembull në blerjen e Osimen, ka dërguar katër lojtarë tek Lilë për 20 milionë euro.

Dy prej tyre tani luajnë në Seria D, një në Seria C dhe i katërti është në Francë ku nuk luan.

Juventusi ka 42 transferta në listë, ku spikasin 21 lojtarë të shkëmbyer me një vlerë totalë prej 90 milionë eurosh, por paratë e shkëmbyera janë vetëm në vlerën e 3 milionë eurove.

Çështja tani ndodhet në zyrën e Prokurorit, ku akoma nuk janë ndërmarrë veprime. Por të gjitha dokumentet do të shqyrtohen dhe nuk përjashtohet që çështja të rihapet në të ardhmen.

Vitin e kaluar ndodhi i njëjti skandal në Seria B me Çesenën dhe Kievon, ku të dyja skuadrat u dënuan me zbritje pikësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Fiks 27 tetor 202127/10/2021 20:51

Juventus një ekip i "kompromentuar" toleron apo ben "bllof" ndeshjet dhe nga UEFA duhet hetuar. Edhe me Sasuolon brenda ne Torino ka bllofuar 1-2. Por UEFA mbetet nje organ i korruptuar, sepse vetem Skenderbeun e Korçës shume rendë e ka dënuar.

Shto koment

Denonco