‘Fake News’ – Pogba mohon përçarjen mes tij dhe Solskjaer: Përdorin emrin tim për të rritur audiencën

‘Fake News’ – Pogba mohon përçarjen mes tij dhe Solskjaer: Përdorin emrin tim për të rritur audiencën

15:45, 27/10/2021

Paul Pogba ka shpërthyer në rrjetet sociale ndaj tabloidit anglez “The Sun”, të cilin e ka akuzuar për shpifje, duke iu referuar artikullit që thoshte se mesfushori francez ka injoruar trajnerin Solskjaer pas ndeshjes ndaj Liverpool.

“The Sun” shkoi edhe më tej, duke shtuar se menaxheri i Pogba, Mino Raiola ka ndërprerë negociatat e rinovimit me Manchester United pas episodit mes palëve, megjithatë vetë francezi i ka quajtur këto trillime.

“Media dëshiron të krijojë ende polemika me lajme tërësisht false. Gënjeshtër e madhe, për një lajm të pavërtetë, gazetarët përdorin emrin tim për të rritur audiencën e tyre, duke shpikur lajme”, shkroi Pogba.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco