Gati për ekipin e parë, trajneri i Fiores grumbullon ndaj Lazio-s sulmuesin e talentuar shqiptar

Gati për ekipin e parë, trajneri i Fiores grumbullon ndaj Lazio-s sulmuesin e talentuar shqiptar

15:19, 27/10/2021

Mund të ketë edhe pak “derbi shqiptar” sonte në ndeshjen Lazio - Fiorentina, e vlefshme për javën e 10-të në Serie A. Për bardhekaltërit pritet të luajnë Elseid Hysaj dhe Thoma Strakosha, ndërsa Eljon Toci do të jetë mbrëmjen e sotme për herë të parë i grumbulluar me ekipin e parë të Fiorentinës.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, i cili është pjesë e të rinjve të Fiores, prej disa ditësh është stërvitur me ekipin e parë të drejtuar nga Vincenzo Italiano dhe mesa duket ia ka mbushur mendjen trajnerit për ta grumbulluar në ndeshjen kundër Lazio-s. Një ëndërr e bërë realitet për Tocin për të cilin pritshmëritë janë të mëdha, ndërsa fati mund të rezervojë mbrëmjen e sotme edhe një debutim me ekipin A të Fiorentinës.

Talenti 18 vjeçar luan për Fiorentina Primavera dhe Shqipërinë U19.  Në pesë ndeshje të luajtura në kampionatin e Primaverave me Fiorentinën, Toci ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist. Ndërsa me Shqipërinë U-19, Toci ka shënuar tre gola në katër ndeshje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco