Uzuni shkëlqen në Hungari, shënon dy gola në 4 minuta me Ferencvarosh

Uzuni shkëlqen në Hungari, shënon dy gola në 4 minuta me Ferencvarosh

14:47, 27/10/2021

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit me Ferencvarosh në Hungari.

26-vjeçari ka realizuar dy herë me 11-metërsh në sfidën ndaj Tokol për fazën e 1/16-ve të Kupës së Hungarisë. Fillimisht beratasi u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 14-të, ndërsa 4 minuta më vonë mposhti sërish portierin po nga pika e 11-metërshit.

Një shpërthim nga ana e 26-vjeçarit i cili kishte 6 ndeshje pa shënuar gol, përfshirë këtu dhe dy sfidat me Kombëtaren në sfidat ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco