Barcelona në alarm, Ansu Fati dëmtohet sërish

Barcelona në alarm, Ansu Fati dëmtohet sërish

14:22, 27/10/2021

Lajme të këqija për Barcelonën. Trajneri i katalanasve, Ronaldo Koeman nuk do llogarisë shërbimet e talentit Ansu Fati për ndeshjet e ardhshme në kampionat, pasi sulmuesi është dëmtuar sërish.

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se Fati ka lënduar gjurin e djathtë në ndeshjen kundër Real Madridit dhe se nuk do të luajë sot kundër Rayo Vallecanos.

Kujtojmë se Fati qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, për shkak të një operacioni në gjurin e majtë sezonin e kaluar.

Këtë sezon, Fati luajti vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku shënoi dy gola dhe dhuroi një asist.

Periudha e qëndrimit të Fati-s jashtë fushave të lojës nuk është bërë e ditur nga klubi i Barcelonës.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco