Të gjithë sytë nga Alvarez, talenti 21 vjeçar po 'mahnit' klubet e mëdha europiane

Të gjithë sytë nga Alvarez, talenti 21 vjeçar po 'mahnit' klubet e mëdha europiane

13:50, 27/10/2021

Julian Alvarez ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane me paraqitjet e zhvilluara me fanellën e River Plate në Argjentinë. Talenti 21 vjeçar shkëlqeu në sfidën e fundit që River zhvilloi ndaj Argentinos Juniors, duke ngritur peshë tifozët në Monumental Stadium me një gol dhe një asisit në vetëm dy minuta.

Sigurisht, talenti i tij nuk ka mbetur pa u vënë re nga klubet europiane ku Milani, Aston Villa, Bayer Leverkusen dhe Ajaxi janë vënë në garë për shërbimet e sulmuesit, kontrata e të cilit përfundon në dhjetor të 2022-it dhe përfshin një klauzolë që kap shifrën e 25 milionë eurove.

Alvarez ka shënuar 11 gola në këtë kampionat duke e ndihmuar ekipin e tij të kryesojë renditjen i shkëputur 9 pikë nga Talleres de Cordoba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco