E la në tribunë ndaj Napolit, dy arsyet pse Mourinho ktheu Kumbullën në ekip

E la në tribunë ndaj Napolit, dy arsyet pse Mourinho ktheu Kumbullën në ekip

13:09, 27/10/2021

Jose Mourinho vijon të jetë i nervozuar me disa prej lojtarëve të tij që pas ndeshjes me Bodo/Glimt, të cilën Roma e humbi me rezultatin e thellë 6-1.

Pas ndeshjes me Napolin, trajneri portugez vendosi të mos thërrasë 4 lojtarë edhe për ndeshjen jashtë fushe në Cagliari. I vetmi i grumbulluar nga të përjashtuarit e së dielës së kaluar është Marash Kumbulla.

Ka dy arsye kryesore për rikthimin e tij. E para është më logjike, domosdoshmëri. Sepse pa Smalling, shqiptari është i vetmi qendërmbrojtës në dispozicion.
Mancini dhe Ibanez u dëmtuan gjatë ndeshjes kundër Napolit. Arsyeja e dytë lidhet me sjelljen e Kumbullës. Një “mea culpa” e shqiptarit në Instagram: “Nga gabimet mëson. Pak fjalë, shumë punë! Para Roma”. Një mesazh i vlerësuar veçanërisht nga tifozët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco