Pioli: Është historike, starti më i mirë që nga 1954

Pioli: Është historike, starti më i mirë që nga 1954

12:51, 27/10/2021

Ishte një tjetër paraqitje e shkëlqyer nga “Rossonerët” që arkëtuan pikët e plota ndaj Torinos.

I lumtur me këtë start, është edhe Pioli, derisa lavdëroi edhe skuadrën e Torinos që zhvilloi ndeshje agresive.

“Ishte ndeshja e katërt në 10 ditë dhe Torino ishte skuadër shumë e vështirë që të luajmë kundër tyre”.

“E kontrolluam mirë lojën, pastaj Torino kërcënoi nga krahët dhe provuan gjithçka”.

“Rossonerët” kanë siguruar nëntë fitore në 10 ndeshjet e para, gjë që nuk ishte arritur që nga viti 1954/55.

“E di dhe i vlerësoi shumë lojtarët. Torino është në formë të mirë, luajnë futboll të mirë. Nëse duam të luajmë këtë futboll, na duhet intensiteti”.

“Torino ishte shumë agresivë, ne duhet të lëviznim më shumë me mesfushorët dhe të krijojmë hapësira për sulmuesit. Ndonjëherë është e komplikuar, e vështirë dhe në situatë të rëndësishme që ta kryejmë punën”.

Ndërkohë, në vikend, Milanin e pret një sfidë e vështirë, ndaj rivalit, Roma.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco