Kafe Shqeto/ Incidentet dhe vërshëllimat në Serbi, flet boksieri shqiptar dhe sekretari i Federatës së Kosovës

Kafe Shqeto/ Incidentet dhe vërshëllimat në Serbi, flet boksieri shqiptar dhe sekretari i Federatës së Kosovës

11:59, 27/10/2021

Një skandal i madh ndodhi në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Serbi. Autoritetet nuk lejuan sportistët e Kosovës të futen në Serbi, duke i hequr kështu të drejtën “Dardanëve” të përfaqësonin vendin e tyre në këtë kompeticion madhor.

Duke parë atë që ndodhi me Kosovën, boksierët shqiptar vendosën të tërhiqeshin nga Botërori, por vendimi që u duartrokitë nga të gjithë, nuk mund të zbatohej, pasi rrezikonin që të mos merrnin pjesë në 10 vitet e ardhshme në këtë kampionat.

Të gjendur përballë këtij fakti u vendos që të vijohej pjesëmarrja në këtë kompeticion. Por në momentin e hapjes së organizimit, teksa flamuri shqiptar mbahej nga kapiteni dhe boksieri Nelson Hysa, rreth 20.000 tifozë serbë nisën me vërshëllimat duke na kujtuar “xhungël e Beogradit” në futboll.

Në emisionin e mëngjesit të Syri TV, “Kafe Shqeto”, për të folur në lidhje me këë situatë ishin të ftuar kapiteni i Shqipërisë në boks, Nelson Hysa dhe Latif Demolli, sekretar i Federatë së Boksit të Kosovës.

Flavio: Nelson, keni patur disa ditë jo të këndshme në Serbi?

Nelson Hysa: “E dinim që nuk do na prisnin me lule këtu, pasi e dinim që po shkonim në një vend që nuk jemi të mirëpritur.”

Flavio: A ka patur incidente?

Nelson Hysa: "Unë isha flamurmbajtësi i Shqipërisë. Kur mora flamurin në dorë ndihesha shumë i emocionuar dhe krenar. Në momentin që dolëm me flamurin Shqiptar dhe u përmend emri i vendit tonë, të gjithë të pranishmit nisën të vërshëllenin dhe të gjuanin me sende në drejtimin tonë."

Flavio: Federata Shqiptare e Boksit kishte deklaruar që do tërhiqej nga gara nëse nuk lejohej të kalonte Kosova, por pas presionit të bërë nga AIBA dhe qeveria u vendos të merreshit pjesë.

Nelson Hysa: "Kur boksierët e Kosovës u ndaluan për herë të parë, së bashku me trajnerin,  Zef Gjoni vendosëm të mos merrnim pjesë në kampionat. Por para se boksierët kosovar të tentonin për herë të tretë të hynin në Serbi, na u tha se është marrë përsipër nga AIBA se Kosova do të vijë. Folëm dhe me zotin, Demolli dhe ai e pranoi se do të hyjmë në Serbi. Mirëpo, diçka e tillë nuk ndodhi, pasi kjo gjë ishte përdorur si punë karremi. Ne nuk kishim mundësi të ktheheshim mbrapsht, pasi rrezikonim të dënoheshim me 10 vite dhe nuk donim të ishin ne shkaktar të dënoheshin breza të tjerë sportistësh."

Flavio: Çështja ka arritur deri në nivele të larta, teksa ka patur një reagim nga ambasadori Gjermanisë në BE, të cilit i është përgjigjur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Demolli: "Kosova është anëtare e AIBA-s prej vitit 2014. Policia në Serbi na ka ndaluar tri herë për të hyrë në vendin e tyre, me pretekstin se nuk duhet të mbanin emblema të Kosovës. Nuk pranuam pasi ne prezantonim shtetin e Kosovës. Kjo gjë nuk ndodh askund në Botë,por vetëm në Serbi. Djersa e sportistëve duhet shpërblyer, prandaj ne do të kërkojmë dëmshpërblim për këtë gjë.” (A.Gj)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco