Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Bundeslliga/ Bayern fitore bindëse ndaj Hoffenheim, Dortmund dhe Leipzig bëjnë detyrën

Bundeslliga/ Bayern fitore bindëse ndaj Hoffenheim, Dortmund dhe Leipzig bëjnë detyrën

17:44, 23/10/2021

Java e nëntë në Bundesligës vijojë këtë të shtunë me disa ndeshje mjaft interesante.

Bayern Munich arriti një fitore bindëse ndaj Hoffenhaim në Allianz Arena-n me rezultatin 4:0.

Bavarezët e treguan qysh në pjesën e parë se i interesonte vetëm fitorja në këtë ndeshje dhe në 45 minutat e para arritën të shënojnë dy gola, duke e bërë më të thjeshtë gjithçka.

Bayern kaloi në avantazh në minutën e 16 -të kur Gnabry shënoi pas një asisti të Musialas, ndërsa në minutën e 30 -të Leëandoëski shënoi për 2: 0. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Bavarezët shënuan edhe dy gola të tjerë  në pjesën e dytë, teksa shënues ishin Choupo-Moting dhe Coman në minutën e 82-të dhe 87-të.

Fitore në ndeshjen e sotme ka arritur edhe skuadra e Borussia Dortmundit, e cila ka festuar me rezultatin 3:1 ndaj Arminias.

Can dhe Hummels shënuan në minutat e 31 dhe 45, Bellingham zgjidhi çështjen e fituesit me një gol për 3: 0, ndërsa Klos shënoi golin e nderit për ekipin vendas dhe vendosi rezultatin përfundimtar 1: 3.

Freibrug mposhti me rezultatin 2-0 Wolfsburgu, me golat e Lienhart dhe Holer. Fitore arriti edhe Leipzig që mposhti me përmbysje 3-1 skuadrën e Greuther Furth.

Të gjitha rezultatet:

Arminia - Borussia Dortmund 1:3

Bayern Munich - Hoffenheim 4-0

Leipzig - Furth 4: 1

Wolfsbrug – Freiburg 0-2

Tabela:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco