Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

A dëshiron Sterling të largohet? Ja si përgjigjet Guardiola

A dëshiron Sterling të largohet? Ja si përgjigjet Guardiola

12:01, 16/10/2021

Rasti Sterling tronditi Manchester City-n. Pep Guardiola iu përgjigj sulmuesit të tij, i cili dy ditë më parë, në një intervistë për “Financial Times”, kishte deklaruar se donte të luante më shumë si dhe po mendonte largimin nga klubi: "Nuk e dija që donte të largohej dhe as klubi nuk e di. Raheem është lojtari ynë dhe shpresoj se do të qëndroj.

Ai dëshiron të luajë më shumë, ashtu si Mahrez, i cili ankohet kur nuk është në fushë. Të tjerët ankohen gjithashtu, por nuk mund t'u garantoj atyre nëse do luajnë gjithmonë.

Ata e dinë dhe ua them gjithmonë. Ajo që dua për lojtarët, është të jenë të lumtur në këtë klub, përndryshe janë të lirë të bëjnë zgjedhjet që mendojnë se janë më të mirat për ta dhe familjet e tyre. E kuptoj në mënyrë perfekte: edhe unë isha lojtar dhe gjithmonë kam dashur të jem në fushë."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco