Challandes: Nuk jam dakord me vendimin e federatës, por kënaqësi që drejtova  Kosovën

Challandes: Nuk jam dakord me vendimin e federatës, por kënaqësi që drejtova Kosovën

13:21, 13/10/2021

Ish-trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp.

Tekniku zviceran u shkarkua nga FFK pas rezultateve të dobëta në kohën e fundit.

Challandes në konferencë për shtyp tha se e ka pasur prioritet avancimin në skuadër.

Për mua më e rëndësishmja ishte avancimi në skuadër, e di që për ju kanë qenë rezultate, por jo për mua që ka qenë të përmirësohemi dhe kam pasur kënaqësi të madhe me skuadrën në fushë. Kemi pasur raste të jashtëzakonshme, në mënyrën si kemi luajtur, çfarë kemi ndërtuar dhe krijimin e aksioneve. E di që ka pasur gjykime që kemi qenë ofensivë, duhet të jemi më defensivë, por unë mendoj që ky ka qenë potencial.

Challandes theksoi se nuk i pëlqen vendimi i presidentit Ademi, por e falënderoi për të gjitha.

Nuk e pëlqej shkarkimin, e di që duheshin rezultate, mirëpo nuk e pranoj. Jemi Kosova, jemi që pesë vite, por e di që gjithnjë nga trajneri. Dhe më duhet të them që nuk jam i lumtur me vendimin e Ademit, por falënderues për presidentin, Federatën, përkrahjen e madhe që kemi bërë, që kanë ndikuar në rezultate dhe këto që kemi ndërtuar. Dua t’i them faleminderit presidentit jo vetëm për sot, por për të gjitha që na ka ndihmuar”, deklaroi ai.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco