Ndër më të mirët në fushë për Shqipërinë, Ramadani: Vij me krenari në Kombëtare, më vjen keq për humbjen

Ndër më të mirët në fushë për Shqipërinë, Ramadani: Vij me krenari në Kombëtare, më vjen keq për humbjen

08:48, 13/10/2021

Luajti titullar për fatkeqësi të Gjasulës, që u prek nga koronavirusi, megjithatë bëri një paraqitje të shkëlqyer në mesin e fushës, ndërsa pas ndeshjes deklaroi se vjen gjithmonë me krenari në kombëtare.

“Më vjen keq pasi 75 minuta luajtëm mirë. Na vjen shumë keq që i humbëm 3 pikë. Mendoj se na mungoi goli. Krijuam të gjitha, madje edhe volum loje. Gjithmonë kam qënë kështu. Vij me krenari në Kombëtare, pavarësisht nëse luaj apo jo. Trajneri e vendos formacionin.

Për mua ka rëndësi ecuria e ekipit. Kjo është Kombëtare. Unë mendoj se me Bare njihem që prej ekipit U21. U përpoqëm që të bëjmë një lojë të mirë. Luajtëm me qetësi. Më vjen keq për tifozët, të cilët nuk panë një gol prej nesh”- tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco