Barcelona  projekton të ardhmen, kontrata dhe marrëveshje me yjet e futbollit

Barcelona projekton të ardhmen, kontrata dhe marrëveshje me yjet e futbollit

16:24, 12/10/2021

Dy futbollistët Ansu Fati e Pedri Gonzalez janë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që iu skadon më 30 qershor të vitit 2022.

Klubi tashmë ka nisur bisedimet me dy futbollistët, por ende nuk janë gati marrëveshjet për kontratat e reja.

Sipas ‘Goal’, ‘Blaugranët’ janë të bindur që së shpejti do të gjejnë marrëveshjet me dy talentet e tyre që do të mbesin pjesë e tyre edhe për shumë vite tjera.

Gjiganti spanjoll ka nisur një projekt të ri që është i bazuar kryesisht në futbollistë të rinj si Pedri, Fati, Gavi, Ronald Araujo, Sergino Dest.

Barça nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion, megjithatë drejtuesit janë të bindur që së shpejti do të rikthehen tek forma e dikurshme.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco