Etrit Berisha: Kemi potencial dhe kualitet, presioni është në krahun e Polonisë

Etrit Berisha: Kemi potencial dhe kualitet, presioni është në krahun e Polonisë

13:43, 11/10/2021

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha sot në konferencë për shtyp u shpreh se presioni është në krahun e Polonisë dhe ne të gjithë kemi kualitetin të arrijmë gjëra të mëdha

“Mund të arrijmë diçka të madhe që asnjë para nesh nuk j’a ka dalë dot në kombëtare, duhet ti marrim ndeshjet me rradhë dhe nuk duhet të kemi presion sepse atë e ka Polonia”

“Akoma nuk jemi plotësisht të kënaqur me lojën tonë sepse kemi aftësi dhe potencial të arrijmë perfeksionin”

“Ndeshja me Poloninë kërkon që të japim gjithçka nga vetja sepse e dimë se kundër kujt po luajmë dhe ata kanë yje botëror në ekip”

“Nuk duhet të harrojmë dhe mungesën e Gjimshitit sepse vitet e fundit ai ka qenë lojtari kyç në ekipin kombëtar, por edhe Veseli i ka të gjitha mundësitë të bëjë po aq mirë së Gjimshiti dhe kjo u pa edhe në ndeshjen me Hungarinë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco