Liga e Kombeve, Itali-Belgjikë: formacionet e finales së vogël!

Liga e Kombeve, Itali-Belgjikë: formacionet e finales së vogël!

14:29, 10/10/2021

Kush kombëtare dëshiron një vend të tretë në Ligën e Kombeve? “Ndeshja e së dielës kundër Italisë është e padobishme. Të jesh i treti në Ligën e Kombeve nuk ka dobi. Nuk e di pse po e luajmë këtë ndeshje, ” tha portieri belg Thibaut Courtois, pas disfatës kundër Francës. E megjithatë, pas humbjeve të tyre përkatëse kundër Spanjës (0-2) dhe Francës (2-3), Italia dhe Belgjika takohen në orën 15:00, në stadiumin “Allianz” në Torino, për finalen e vogël të Ligës së Kombeve.

Në përpjekje për të përsëritur performancën e korrikut, kur azurrët eliminuan “Djajtë e Kuq” në çerekfinalet e Euro 2020 (1-2), Roberto Mancini mbështetet tek formacioni 4-3-3.

Ndryshimi i vetëm në mbrojtje, është Acerbi, i cili zëvendëson Bonuccin, që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër spanjollëve. Dy nga tre mesfushorët ndryshojnë, me futjen e Pellegrini dhe Locatelli. Përpara, qëndron vetëm Chiesa, i shoqëruar nga Berardi dhe Raspadori.

I privuar privuar nga mungesa e Romelu Lukaku dhe Eden Hazard, , Roberto Martinez rreshton 3-4-3 me 8 nga 11 titullarët e ndeshjes kundër “Gjelave”. Thibaut Courtois dhe mbrojtja me tre nuk lëviz. Pistoni i majtë Saelemaekers zë vendin e Carrasco, i cili është postuar në sulm: Vanaken dhe Batshuayi zënë vendet e lëna bosh nga Eden Hazard dhe Romelu Lukaku, ndërsa Kevin De Bruyne është lënë në stol.

Formacionet zyrtare:

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco