Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Si konfirmohet procesi politik i drejtësisë?

Nedim Bajrami flet si kampion: Nuk ka rëndësi numri në fanelle por ajo çfarë jep në fushë

Nedim Bajrami flet si kampion: Nuk ka rëndësi numri në fanelle por ajo çfarë jep në fushë

16:54, 05/10/2021

Nedim Bajrami ishte prurja e re në kombëtare, teksa debutoi në dy kualifikueset e shtatorit. Ai la përshtypje mjaft të mira, duke u konsideruar si njëlloj Ervin Skela i ri. Sot, ai doli në konferencë shtypi përkrah Lenjanit, duke bërë prognozën e ndeshjeve të afërme, kundër Gungarisë dhe Polonisë, më 9 dhe 12 tetor, respektivisht:

“E dimë se na pret një ndeshje shumë e vështirë në Hungari. Megjithatë, do të futemi në fushë me vetëbesim, pasi i kemi fituar dy ndeshjet e fundit. Duhet ta përgatisim lojën sa më mirë. Forma ime? I kam shënuar dy gola në Serie A, jam mirë, po gëzoj formë optimale. Vërtet për nga rëndësia janë si dy finale, por nuk duhet të kemi shumë presion, sepse rrezikojmë të bllokohemi.

Unë mendoj se duhet të futemi në fushë me ide të qarta, të dimë se çfarë do të bëjmë, jo të improvizojmë. Këshillat e trajnerit në kombëtare? Reja më ka thënë që duhet të punoj edhe pa top, por edhe me topin në këmbë. Tek Empoli ndihemi shumë mirë, sepse jemi tre shqiptarë. Shpresoj që edhe Asllani të përfshihet në ekipin e parë atje.

Numri në fanellë? Nuk ka ndonjë rëndësi për mua, por çfarë jap në fushë. Me rëndësi është që të gjithë të japim maksimumin dhe të fitojmë ndeshjet. Të dy rivalët e radhës janë të fortë, si Hungaria, ashtu edhe Polonia. Në futboll, ndeshjet nisin 0-0, ndaj luajmë sit ë barabartë. Kemi kualitetet, ndaj duhet të përqendrohemi te loja jonë.

Çfarë duhet të përmirësoj? Duhet të punoj më shumë në mbrojtje dhe në lojën pa top në kombëtare. Tek Empoli punoj më shumë përpara. Formacioni? E vendos trajneri Reja se kush luan, por kur të futem në fushë do të jap maksimumin. Uroj edhe të shënoj gol”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco