FOTO/ Ylli i Everton tregon sa herë i ka kërkuar fanellën Ronaldos, më në fund...

FOTO/ Ylli i Everton tregon sa herë i ka kërkuar fanellën Ronaldos, më në fund...

18:02, 04/10/2021

Ylli i Evertonit, Andros Townsend ka zbuluar disa detaje të tjera lidhur me sulmuesin Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes së fundit.

Townsend sapo shënoi për Evertonin festoi në stilin e CR7 “Siuuu” midis “Old Trafford”, derisa pas ndeshjes edhe mori fanellën e portugezit.

Sidoqoftë, ish lojtari i Crystal Palace nuk mendon se Ronaldo e pa duke festuar, ngase nuk do ia jepte fare fanellën.

Për “TalkSport”, Townsend tha se qëllimi ishte të merrte fanellën e Ronaldos derisa ia kërkoi katër herë.

“E bëra si qëllim që të mos largohesha nga Old Trafford pa fanellën e Cristiano Roanldos”.

“E patë sapo mbaroi ndeshja, vrapova drejtë tij, ai thoshte diçka në gjuhën portugeze dhe i kërkova fanellën tre apo katër herë dhe në fund më tha ‘do të jap kur të hymë brenda”.

“Pastaj prita brenda në dhomën e zhveshjes dhe në fund e mora”.

“Në atë kohë, ai ishte duke ecur jashtë fushës, nuk mendoj që e pa festimin sepse kamera nuk ia ka lejuar dhe ishte duke folur me lojtarët”.

“Mendoj që nëse do e kishte parë festimin, nuk kishte asnjë shans që ta merrja atë fanellë”, deklaroi ai.Image

Ndërkohë, takimi u mbyll me rezultat 1 – 1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco