Donnaruma i thotë të gjitha, përballja me Spanjën dhe stërvitja me yjet e PSG-së

Donnaruma i thotë të gjitha, përballja me Spanjën dhe stërvitja me yjet e PSG-së

17:28, 04/10/2021

Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së Italisë me Spanjën.

Italiani foli për disa tema, e ndër to edhe rikthimi në “San Siro”.

“E presim Spanjën që pamë para tre muajve, ndeshje të njëjtë. Nuk do jetë e lehtë sepse ishte vështirë në Londër. Duhet të japim 110 për qind nga vetja”.

Stërvitja me Messi, Neymar dhe Mbappe:“Ata të bëjnë të përmirësohesh shumë. Të stërvitesh me këta kampion të bën të rritesh si person dhe në nivelin e futbollit”.

PSG-Itali: “Janë dy skuadra të ndryshme, luajnë ndryshe. Me Italinë kemi identitetin specifik dhe jemi shumë të lumtur si shkojnë gjërat. Kur arrijmë jemi gati për trajnerin, ndihemi mirë dhe ndonjëherë mezi presim që të bashkohemi. Kjo është e rëndësishme. Janë dy situata të ndryshme”.

San Siro: “Më vjen keq sepse dhashë gjithçka për Milanin deri në fund, më vjen shumë keq. Kjo është ndeshje e rëndësishme dhe shpresoj që gjërat të lihen anash”.

Dhoma e zhveshjes së PSG-së: “Kemi shumë kampion. Projekti është si propozim i çmendur martesor”, nënvizoi ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco