Klopp i pakënaqur me ekipin: Ishim poshtë mesatares, do fitonim nëse...

Klopp i pakënaqur me ekipin: Ishim poshtë mesatares, do fitonim nëse...

16:56, 04/10/2021

Liverpul nuk ja doli të merrte më shumë se një barazim  përballë Manchester City.

Ndërkohë, Jyrgen Klopp është i pakënaqur me Liverpulin e tij, dhe këtë nuk e fsheh në deklaratën e fundit pas ndeshjes.

“Ndoshta ishte më pak se mesatare. Ishim shumë pasivë me dhe pa top dhe e dërgonim topin drejt e në duart e Manchester City. Ishte pjesa e parë më e dobët që kemi luajtur kundër tyre. Isha më shumë se i kënaqur kur dëgjova vërshëllimën e pjesës së parë, sepse duhet të korrigjonim shumë gjëra dhe e bëmë”, tha trajneri gjerman pas barazimit.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht e ndryshme. Nëse do të kishim luajtur si në 45 minutat e dyta do të më kishte pëlqyer të fitonim, por me atë pjesë të parë jam i lumtur me një pikë”, shtoi tekniku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco