Bëri bujë me ardhjen e tij, futbollisti vendos të largohet nga Manchester United

Bëri bujë me ardhjen e tij, futbollisti vendos të largohet nga Manchester United

16:36, 04/10/2021

Holandezi, Donny van de Beek, u përdor shumë pak nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, duke qëndruar shumicën e kohës në stol.

Prandaj, futbollistit duket që i ka humbur durimi, ngase eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano njofton se ka vendosur të largohet në janar.

“Plani momental i Donny van de Beek është të largohet nga Manchester United në janar”.

“Situata e tij nuk mund të vazhdojë kështu dhe ka nevojë që të luajë”, deklaroi ai për UnitedStand.

Ndërkohë, Van de Beek verën e shkuar kishte mundësinë të transferohet te Everton, por e refuzoi në fund.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco