Fabrizio Romano i tregon të gjitha, klubet angleze e kontaktuan Mbappen por...

Fabrizio Romano i tregon të gjitha, klubet angleze e kontaktuan Mbappen por...

16:16, 04/10/2021

Fabrizio Romano, eksperti i transferimeve ka zbuluar disa prapaskena që ndodhën gjatë verës për sulmuesin, Kylian Mbappe.

Francezi zbuloi se kishte kërkuar largimin nga PSG, por që në fund nuk ndodhi.

Tani, Fabrizio ka zbuluar se disa klube angleze provuan të kontaktonin Mbappen gjatë muajve prill dhe maj.

“Është e vërtetë që disa klube angleze provuan të kontaktonin Mbappe në prill/maj, por Real Madrid kishte kontrollin e plotë të situatës”.

“Mbappe iu tha shumë bashkëlojtarëve të PSG-së gjatë gushtit se dëshiron kalimin te Real Madrid, është ëndrra e tij”, tha ai.

Ndërkohë, Mbappe pritet që verën tjetër të bëhet lojtar i Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco