Itali-Spanjë/ Mancini bën ndryshim në listën e ‘azurrëve’

Itali-Spanjë/ Mancini bën ndryshim në listën e ‘azurrëve’

15:33, 04/10/2021

Një mundësi e artë për anësorin e Interit, Federiko Dimarko, i cili thirret nga Roberto Mancini për kombëtaren italiane për të zëvendësuar mesfushorin e Atalantës, Mateo Pesina, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes ndaj Milanit

Një shans i artë ky për 23-vjeçarin e Interit, i cili është mes 23 lojtarëve të grumbulluar të Roberto Mançinit për sfidën deçizive ndaj Spanjës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës A të Ligës së Kombeve, të mërkurën në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin “San Siro”.

Dimarko ka fituar “derbin” personal me mesfushorin e Milanit, Sandro Tonalin, i cili ka përfunduar tek ekipi i 21-vjeçarëve të Italisë.

Ndërkohë lajmi i keq për trajnerin Mancini është dëmtimi i fantazistit të Romës, Nikolo Zaniolo, i cili nuk është i grumbulluar për arsye të një problemi të shfaqur një tërheqje muskulore, gjatë ndeshjes me Romën ndaj Empolit të fituar nga skuadra kryeqytetase me rezultatin 2-0.

Lista e Italisë

Portierë – Donaruma, Meret, Sirigu

Mbrojtës – Açerbi, Alesandro Bastoni, Bonuçi, Kielini, Di Lorenco, Emerson Palmieri, Kalabria

Mesfushorë – Barela, Kristante, Zhorzhinjo, Lokateli, Pelegrini, Verrati, Dimarko

Sulmues – Berardi, Bernardeski, Kieza, Insinje, Ken, Raspadori

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco