Reja sqaron arsyen e mungesës së Taulant Xhakës në Kombëtare: Do na ndihmonte

Reja sqaron arsyen e mungesës së Taulant Xhakës në Kombëtare: Do na ndihmonte

14:10, 04/10/2021

Trajneri Edi Reja doli në konferencën e zakonshme për shtyp, për të shpjeguar edhe zgjedhjet e tij në listën e të grumbulluarve për të përballuar ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë, në të cilat kuqezinjtë do të provojnë të mbajnë gjallë ëndrrën “Katar 2022”.

Një nga lojtarët që mungon, është padyshim mesfushori Taulant Xhaka, i cili mungon sërish edhe këtë herë, ku në repartin që ai luan, ka mungesa të rëndësishme si ato të Abrashit dhe Laçit, ndërsa trajneri Reja ka shpjeguar situatën e tij.

“E vërteta është se unë e kam ftuar disa herë, por ai ka refuzuar vazhdimisht. Fillimisht u justifikua me problemet fizike, por na refuzoi edhe në shtator, ndaj është e kotë të vijojmë t’i dërgojmë më ftesa. Ndoshta ka vendosur të përkushtohet te klubi i tij, por kjo është zgjedhje personale. Më vjen keq, pasi mund të na jepte një dorë në këto momente”, deklaroi Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Futja kot dhe futboll 04/10/2021 22:47

Po pse beni si prostute e ndershme. Per cfare te vij Xhaka. Ti e ke bere zgjedhjen tende. Ti, Bushi,Bulku, bogdani etj etj etj jeni te korruptuar. Juve keni jashte shume lojtare cilesore. Florjan Kamberaj, Xhaka, Cikalleshi per kohe te gjate, e provuat me Brojen por ju theu hundet e duke mos fole per U21 e Bushit qe ka zgjedhur te perzgjedhurit e tij. Keshtu mos vajto mik por bej para be shqiperi dhe va fa n culo ne Itali

Shto koment

Denonco