‘Një humbje na largon nga ëndrra e Botërorit’/ Reja: Shqipëria po rritet

‘Një humbje na largon nga ëndrra e Botërorit’/ Reja: Shqipëria po rritet

13:42, 04/10/2021

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për dy sfidat e rëndësishme të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” me Hungarinë në transfertë dhe Poloninë në “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht në Budapest me Hungarinë të shtunën në orën 20:45 dhe më pas, të martën (12 tetor, ora 24:45) do të presin në shtëpi Poloninë.

Tekniku italian i kuqezinjve deklaroi: “Mungesat e Abrashit dhe Laçit janë të rëndësishme. Janë dy lojtarë me peshë, por kemi zgjidhje të tjera. Kemi një grup të madh lojtarësh dhe duhet t’i modifikojmë. E rëndësishme është të kemi përgatitje të mirë fizike. Kush futet në fushë, duhet të japin maksimumin.

Janë 2 ndeshje shumë të forta, për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet, jemi skuadër kompetitive, një humbje na largon nga ëndrra që kemi, për në play off, është e detyrueshme që të marrim dy rezultate pozitive në dy ndeshjet e ardhshme. Janë 2 ndeshjet vendimtare, për të shpresuar deri në fund që të jemi në lojë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco