Townsend shënoi ndaj Man Utd dhe festoi me ‘Siiiuuu’, kamerat kapën reagimin e Ronaldos

Townsend shënoi ndaj Man Utd dhe festoi me ‘Siiiuuu’, kamerat kapën reagimin e Ronaldos

16:41, 02/10/2021

Mesfushori anësor i Evertonit, Andros Townsend bëri festimin ikonik të Cristiano Ronaldos ‘Siuuu’ pasi barazoi kundër Manchester Unitedin në ndeshjen e Ligës Premier, disa minuta pasi portugezi hyri në lojë.

Ronaldo filloi nga stoli ndeshjen e kësaj pasdite pasi luajti plot 90 minuta kundër Villarreal në mesjavë në takimin e Ligës së Kampionëve.

Ai hyri në ndeshje në minutën e 57-të kur Unitedi ishte duke kryesuar 1-0 falë një goli të bukur të Anthony Martial, por anglezi Townsend e ‘prishi’ atë.

Anglezi u tregua i saktë duke mposhtur portierin David De Gea në minutën e 65-të dhe menjëherë u nis drejt flamurit te këndi për ta festuar golin e tij.

Townsend u hodh në ajër dhe bëri festimin ikonik ‘Siiuuu’, i cili e karakterizon portugezin Ronaldo.

Kamerat e mediave e kanë kapur reagimin e Ronaldos pas golit të Townsend dhe kjo gjë e bën thjesht të veçantë Ligën Premier. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco