Manchester United priti Khabib në ‘Old Trafford’, luftëtari i famshëm mori një dhuratë të veçantë

Manchester United priti Khabib në ‘Old Trafford’, luftëtari i famshëm mori një dhuratë të veçantë

14:49, 02/10/2021

Luftëtari legjendar i UFC, Khabib Nurmagomedov u shfaq në Old Trafford si mysafir special në ndeshjen midis Manchester United dhe Everton (1-0).

Dihet se Khabib është mik i ngushtë i Ronaldos që nga periudha kur portugezi luante për Real Madridin, dhe me ftesë të tij, luftëtari nga Dagestani mbërriti në Teatrin e Ëndrrave për të mbështetur shokun e tij.

Image

Khabib-it iu dhurua një fanellë speciale e United me numrin e famshëm shtatë, teksa mirëpritësit e nderuan duke shkruar emrin e tij në fanellë.

Khabib është ndoshta luftëtari më dominues i UFC-së në të gjitha kohërat me një rekord profesional 29-0 në karrierën e MMA dhe një rekord në UFC 13-0. Ai u tërhoq në tetor të vitit të kaluar pasi triumfoi kundër Justin Gaethje, Khabib i kishte premtuar nënës së tij se do të qëndronte më shumë pranë saj pas vdekjes së babai të tij Abdulmanap dhe për këtë arsye vendosi të tërhiqej.

Luftëtari i pamposhtur ka qenë gjithmonë tifoz i futbollit, dhe përveç Cristiano Ronaldos, ai konsideron miq të mirë edhe Karim Benzema me Zlatan Ibrahimovic. Khabib ka një dashuri të madhe për futbollin, dhe ai është tifoz i deklaruar i Real Madridit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco