Xherdan Shaqiri zbulon të ardhmen e tij pas futbollit

Xherdan Shaqiri zbulon të ardhmen e tij pas futbollit

12:54, 02/10/2021

Në moshën 29 -vjeçare, mesfushori sulmues i Lyon Xherdan Shaqiri po mendon për të ardhmen e tij pas karrierës në futboll. Për momentin, futbollisti me origjinë shqiptare, po kalon momente të mira tek ekipi i ri, me të cilët ka luajtur si titullar në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Në një intervistë për “Progress”, ishi i Liverpool shpreson se karriera e tij si lojtar profesionit të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur, teksa do të donte të qëndronte në botën e futbollit pasi të var këpucët në gozhdë.

"Ndihem mirë. Për sa kohë që më përgjigjen gjunjët, jam i lumtur. E dua futbollin, është kënaqësi e madhe të stërvitesh çdo ditë. Sinqerisht shpresoj të zgjas dhe të luaj sa më gjatë. Kjo është arsyeja pse përfitoj nga e tashmja sepse kurrë ju nuk e dini se çfarë mund të ndodhë më pas. Mendoj se do qëndroj në botën e futbollit pas karrierës, ndoshta mund të bëhem trajner, " tha Shaqiri për të përditshmen franceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco