Superiore/ Sot luhen 2 ndeshje të tjera, vëmendja te Vllaznia

Superiore/ Sot luhen 2 ndeshje të tjera, vëmendja te Vllaznia

10:51, 02/10/2021

Pas ndeshjes mes Dinamos dhe Partizanit, e cila përfundoi në barazim 1-1, java e katërt e kampionatit shqiptar vijon ditën e sotme me dy takime të ndara në dy orare.

Kështu, në orën 13:45 në stadiumin “Arena Egnatia”, luhet sfida mes Egnatias dhe Kastriotit. Të dyja skuadrat nuk e kanë shijuar ende fitoren e parë në kampionat, dhe ndeshja e sotme pritet të jetë mjaft e luftuar.

Një barometër për formacionin e Maganit dhe atë të Ndreut, dy trajnerë me eksperiencë që i njohin vështirësitë e këtij kampionati dhe që e dinë mirë se në sfida të drejtpërdrejta si kjo llogaritë e pikëve janë edhe më të vlefshme.

Sfida e dytë e ditës së sotme është ajo mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, i cila luhet në orën 16:45.

Dy barazime radhazi për skuadrën e Thomas Brdaric, ndaj Teutës dhe Partizanit, të dyja me shije të hidhur në fund për mënyrën se si kanë shkuar gjërat, me Vllazninë dy herë në avantazh dhe të rikuperuar më pas nga rivalët, ndaj Teutës madje edhe pasi ishte në superioritet numerik.

Këtë herë do të duhet tjetër strategji, Skënderbeu konsiderohet një kundërshtar për tu kaluar, edhe pse në një kampionat si ky nuk ka skuadra të lehta, aq më tepër korçarët që nën drejtimin e Memellit siguruan një mbijetesë në kufijtë e mrekullisë vitin e kaluar, çka ju ka mësuar të luajnë me kokën lart ndaj çdo rivali.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco