Barcelonës i kthehet numri 10, Fati në fushë kundër Levantes!

Barcelonës i kthehet numri 10, Fati në fushë kundër Levantes!

15:57, 25/09/2021

Pas gati një viti mungesë, Ansu Fati kthehet të luaj për Barcelonën.

Sulmuesi 18-vjeçar shfaqet në një video të postuar në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale në të cilën ai deklaron: "Cules, unë jam gati" , duke bërë të ditur praninë e tij në grup për ndeshjen kundër Levantes në Camp Nou këtë të dielë.

Fati rifilloi stërvitjen në fund të gushtit, por kthimi i tij zyrtar ishte shtyrë pas rehabilitimit të gjurit, i cili do të zgjaste deri në mes të tetorit sipas shtypit spanjoll. Fati vjen si përforcim për sulmin e Ronald dhe duhet të luajë minutat e tij të para me numrin 10 në mbi shpinë që pas largimit të Lionel Messit këtë verë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco