Trajneri i Milanit propozon një rregull të ri për ta bërë futbollin më sulmues

Trajneri i Milanit propozon një rregull të ri për ta bërë futbollin më sulmues

21:44, 24/09/2021

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka propozuar futjen e një rregulli revolucionar për ta bërë futbollin më sulmues.

I pyetur se si futbolli i sotëm mund të bëhet më interesant dhe më i mirë, Pioli befasoi shumë me përgjigjen e tij.

“Nëse doni të shihni futboll sulmues, thjesht duhet të fusni një rregull. Kështu, askush nuk ka të drejtë që të kthejë topin në fushën e tij pasi ka kaluar gjysmëfushën e kundërshtarit, kjo do ta bënte futbollin më interesant”,tha Pioli.

Milani e ka nisur sezonin e ri në Serie-A në mënyrë mjaft të mirë, teksa pas pesë raundeve është në vendin e dytë me pikë të barabarta me Interin. Të dyja skuadrat kanë nga 13 pikë, ndërsa Napoli kryeson me 15 pikë.

Kuqezinjtë kanë një ndeshje të lehtë në letër këtë fundjavë, pasi përballen me Spezia-n të shtunën në orën 15:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco