Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

U largua nga Sao Paolo, Dani Alves merr vendimin e rëndësishëm

U largua nga Sao Paolo, Dani Alves merr vendimin e rëndësishëm

21:15, 24/09/2021

I lirë nga çdo kontratë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Sao Paulo, Daniel Alves u raportua se ishte afër firmës me Flamengon. Por mbrojtësi i djathtë brazilian ka njoftuar se do të qëndrojë pa klub deri në fund të vitit kalendarik 2021.

"Unë ju bëj të ditur se kam zgjedhur të mos nënshkruaj me asnjë klub deri në fund të vitit. U ktheva në Brazil për një ëndërr të fëmijërisë, dhe kjo ëndërr u bë realitet. Të jesh kampion me klubin e zemrës është e paçmueshme. Nuk bëhet fjalë për para, për vlera. Duhet të merren vendime të vështira, por si gjithmonë, asgjë nuk është e lehtë në jetë. Është vetëm një vendim, " tha Alves në llogarinë e tij në Instagram .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco