Ndërroi jetë për shkak të Covid, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi familjes së Vehap Xhindolit

Ndërroi jetë për shkak të Covid, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi familjes së Vehap Xhindolit

19:55, 24/09/2021

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Mjeshtrit të Madh Vehap Xhindoli.

Ky i fundit humbi jetën nga koronavirusi në moshën 80-vjeçare.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit duke thënë se Xhindoli ishte një personalitet sportiv i gjithanshëm, që luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit.

MESAZHI I METËS

Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Vehap Xhindoli, një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm.

Personalitet sportiv i gjithanshëm, ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit, duke lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit elbasanas për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Të prehet në paqe!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco