Tifozët e PSG pyesin se çfarë po ndodh: Lionel Messi mungon edhe ndaj Montpellier

Tifozët e PSG pyesin se çfarë po ndodh: Lionel Messi mungon edhe ndaj Montpellier

18:29, 24/09/2021

Edhe pse dukej një dëmtim i lehte, situata me Lionel Messin është më serioze, kështu që atij i duhet të humbasë duelin kundër Montpellier.

Klubi i Parisit konfirmoi sot në një deklaratë se Lionel Messi nuk do të luajë ndeshjen e ardhshme në Ligue 1 kundër Montpellier.

Në fillim, as nuk dihej për dëmtimin e Messit, dhe më pas pamjet nga ndeshja kundër Lyon zbuluan se argjentinasi mbante gjurin në disa raste, kështu që trajneri Mauricio Pochettino vendosi ta nxirrte nga loja.

Image

Messi humbi përballjen me Metz, por tifozët shpresuan ta shikonin sulmuesin argjentinas në fundjavë. Tifozët e PSG po pyesin përmes rrjeteve sociale se çfarë po ndodh dhe nëse dëmtimi mund të jetë më serioz.

Sidoqoftë, argjentinasi nuk do të jetë në fushë as nesër kundër Montpellier, me tifozët që shpresojnë të rikthehet sa më shpejt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco