Shehi: Kastrioti është kundërshtar agresiv, janë tri pikë që duhen fituar

Shehi: Kastrioti është kundërshtar agresiv, janë tri pikë që duhen fituar

16:54, 24/09/2021

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Kastriotin në kampionat, ku u shpreh se krutanët kanë një ekip agresiv dhe do të futen në fushë për të marrë pikë.

“Kampionati është një maratonë e gjatë dhe futbolli i ka të tri rezultatet. Kemi ndeshjen e radhës me Kastriotin, e vështirë, dhe duhet të përqendrohemi tek ndeshja e nesërme. Është java e tretë dhe kundërshtari kërkon të marrë, pikë sepse është në fundin e tabelës, është një kundërshtar agresiv në fushën e vet. Çdo skuadër do të futet në fushë për të dhënë maksimumin, mendoj që nuk duhet të nisemi për nga cilësia e lojtarëve ose nga përbërja e tyre, futbolli është një sport që na ka treguar që kur nuk jep maksimumin diferencat zvogëlohen.”

S’ka kundërshtarë të lehtë: “Ndeshjet që janë në letër duken më të lehta bëhen më të vështira. Kështu është shorti, këtë javë përballesh me Kastriotin dhe javës tjetër me Laçin, janë kundërshtarë që duan vlerësim, nuk duhet të nisemi se nga renditja, janë tri pikë që duhen fituar.”

Golat e pësuar: “Duhet të jemi më agresivë dhe të kujdesshëm pasi shënojmë, sepse minutat duhet t’i kthejmë në favorin tonë, që mos të jemi të butë që kundërshtari të na barazojë dhe që të hedhim poshtë të gjithë mundin.”

Impakti i VAR-it: “VAR-i na ndihmon shumë në futboll, i zvogëlon gabimet. Edhe ata që janë në VAR njerëz janë, gabojnë, por nuk duhet të merremi me atë që shkoi, por të shohim për atë që duhet të bëjmë nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco