E papritur/ Probleme për Florian Markun, boksieri shqiptar duhet të humbas 1.8 kg brenda 2 orëve

E papritur/ Probleme për Florian Markun, boksieri shqiptar duhet të humbas 1.8 kg brenda 2 orëve

16:29, 24/09/2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku përballet këtë të shtunë me kundërshtarin ukrainas Maxim Prodan, për titullin ndërkombëtar në peshat e mesme.

Të dy boksierët kanë dalë në matje zyrtare, por sportisti shqiptar ka patur një problem, pasi ka rezultuar mbi peshën e lejuar. Mësohet se Markut i janë dhënë dy orë kohë që të humbasë kilogramët e tepërt dhe të dalë për t’u matur përsëri me Prodan.

Sipas prestigjozes angleze "The Mirror" boksierit shqiptar i duhet me patjetër të humbasë 1.8 kilogram brenda dy orëve. Edhe pse duket thuajse e pamundur, Marku do të tentojë të humbasë 1.8 kilogramët e tepërt për t’iu lejuar përballja ndaj Prodanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco