Formula1/ Mercedesi i papërmbajtshëm, Verstappen mundohet të mbajë ritmin

Formula1/ Mercedesi i papërmbajtshëm, Verstappen mundohet të mbajë ritmin

12:26, 24/09/2021

Në pistën e Sochi kanë nisur sot provat e lira të vlefshme për Çmimin e Madh të Rusisë në Formula 1. Më i shpejti në pistë ishte finlandezi i Mercedes, Valtteri Bottas, që dha kohën 1’34”427.

Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, Leëis Hamilton. Duket se makina gjermane përshtatet mjaft mirë me këtë pistë, pasi ka triumfuar gjithnjë në Sochi që kur kjo pistë ka hyrë në kalendarin e Formula 1.

Në vendin e tretë u rendit Max Verstappen me Red Bull, dy të dhjetat më i avashtë se Mercedes. Mirë u paraqit edhe Charles Leclerc me Ferrari i katërti, i vetmi nga pilotët e tjerë që rivalizoi me tri të parët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco