Anthony Joshua: ‘Do ta rrëzoj në ring, ta harrojë titullin’

Anthony Joshua: ‘Do ta rrëzoj në ring, ta harrojë titullin’

10:26, 24/09/2021

Të shtunën në mbrëmje, në Londër, në stadiumin e Tottenham, do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë mes britanikut kampion bote Anthony Joshua dhe sfidantit ukrainas Oleksander Usyk. Britaniku do të mbrojë titujt e kategorive IBF, ËBA e ËBO, ndërkohë që ukrainasi, ish-kampion bote në peshën “cruiserëeight”, është i pamposhtur në ring.

“Jam përgatitur ashtu si duhet për duelin ndaj Usyk, pasi e kam studiuar dhe i di pikat e forta dhe të dobta të rivalit tim. Kam zhvilluar shumë raunde për t’u përgatitur ashtu si duhet. Jo vetëm për të fituar por edhe për të dominuar në ring”, u shpreh Anthony Joshua për “Sky Sports”.

“Do ta nxjerr jashtë loje dhe do t’i shuaj ëndrrat e tij për t’u shpallur kampion bote në këtë Divizion. Do t’i shpalos në ring të gjitha aftësitë e mia që në fillim, pasi nuk dëshiroj t’i ndërlikoj gjërat. Nëse dueli do të zgjatet, atëherë instikti dhe zemra do të dinë sit ë reagojnë dhe triumfojnë”, tha Joshua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco