Hysaj: Lazio është e kompletuar, Strakosha dhe Reina janë dy kampionë

Hysaj: Lazio është e kompletuar, Strakosha dhe Reina janë dy kampionë

18:31, 22/09/2021

Elseid Hysaj po zhvillon paraqitje të shkëlqyera me fanellën e Lazio-s në Serinë A italiane, duke u kthyer në një lider të mbrojtjes bardhekaltër.

Së fundmi, futbollisti kuqezi ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Torinon, ku përveçse sfidës, u ndal të flas për gjendjen aktuale të skuadrës si edhe te dualiteti në portë mes Reinas dhe Strakoshës.

Raporti me Sarrin – “Unë dhe trajneri Sarri jemi maturuar në çdo pikëpamje, që nga koha kur kemi qenë së bashku tek Empoli.  Prania e Sarrit te Lazio më ka shtyrë që të pranoja ofertën për të ardhur te kjo skuadër.

Megjithatë, nuk jam menduar gjatë, sepse Lazio është një klub i madh. Unë mendoj se ne jemi duke u rritur nga dita në ditë dhe po përmirësojmë gjithashtu edhe lojën. Sarri është akoma edhe më i motivuar, në raport me çfarë kujtoj prej tij në të shkuarën.

I pëlqen fakti që është në krye të skuadrës së Lazios dhe kjo gjë vihet re lehtësisht. Ai po na transmeton dëshirën e tij për të ndryshuar dhe përmirësuar sa më shumë lojën e skuadrës. Herët apo vonë, do të argëtohemi me të”.

Lazio – “Kjo skuadër është e kompletuar. Lazio është një ekip i mbushur me lojtarë të fortë. Ciro Imobile është një nga sulmuesit më të fortë, njësoj siç janë edhe Felipe Anderson dhe Luis Alberto. Lojtar po kaq i fortë është edhe Milinkovic-Savic.

Sigurisht që ne mund të përmirësohemi ende në shumë drejtime. Është e vështirë kur ndërron një modul loje, por jemi në përmirësim të vazhdueshëm. Derbi? Jo, për momentin nuk jemi duke menduar për Romën. Çdo ndeshje është shumë e vështirë dhe kërkon përqendrim maksimal.

Torino – “Nesër duhet që të besojmë te mundësitë tona për të bërë atë që dimë, atë që duam, të bëjmë lojën tonë në Torino kundër një kundërshtari të fortë që drejtohet nga një trajner i rëndësishëm (Ivan Juric).

Duhet të zbresim në fushë duke treguar përmirësim nga ndeshja në ndeshje, apo pas çdo dite stërvitore. Në fund pastaj do të arrijmë të kuptojmë se çfarë do të mund të arrijmë”.

Strakosha-Reina – “Strakosha dhe Reina janë dy kampionë. Thomas është një profesionist dhe tifozët kanë treguar dashuri dhe respekt për të dhe për të gjithë skuadrën. Tifozët na kanë treguar mbështetjen e tyre për ne si lojtarë dhe si njerëz”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco