VIDEO/ Ra nga çatia e stadiumit, tifozët në Amerikë me ndihmën e një flamuri i shpëtuan jetën maces

VIDEO/ Ra nga çatia e stadiumit, tifozët në Amerikë me ndihmën e një flamuri i shpëtuan jetën maces

09:38, 14/09/2021

Tifozët e Miami Hurricanes shpëtuan një mace që ra nga çatia gjatë një ndeshje të NCAA American Football League, në të cilën skuadra e tyre luajti kundër Alpinistëve të Appalachian.

Një lloj drame po zhvillohej në Hard Rock Stadium kur spektatorët në një moment në çatinë e stadiumit vunë re një mace të varur, e cila rrezikonte të binte nga një lartësi e madhe.

Tifozët reaguan menjëherë dhe u munduan ta kapin macen me një flamur amerikan. Në morinë e videove që u shfaqën në rrjetet sociale dhe që morën miliona shikime, vihej re ankthi i tifozëve .

Tifozët bërtisnin duke parë macen të binte, por kafsha fatmirësisht u hodh mbi flamur dhe u ul e sigurt. Një tifoz më pas ngriti macen dhe pati një entuziazëm të përgjithshëm në tribuna.

"Ne i urojmë maces gjithë të mirat në gjashtë jetët e mbetura", thanë organizatorët me shaka.

Gjithashtu, organizatorët konfirmuan se macja nuk pësoi asnjë dëmtim, dhe Uraganët e Miamit arritën një fitore kundër Alpinistëve të Appalachian me rezultatin 25:23.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco